Një avion rus i mallrave “An-12” i operuar “Atran Airlines” me tetë anëtarë të ekuipazhit ka dalë nga pista gjatë uljes në aeroportin e qytetit Novy Urengoy pas thyerjes së pajisjeve të uljes në anën e majtë, raporton Anadolu.
Të tetë anëtarët e ekuipazhit në bord thuhet se nuk janë lënduar.
Prokuroria e Transportit në Ural ka nisur një hetim, ndërsa prokurori i transportit në Novy Urengoy është nisur drejt vendit të ngjarjes.