Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusi, 12 të plagosur nga shpërthimi i bombës në një shkollë ortodokse

Rusi, 12 të plagosur nga shpërthimi i bombës në një shkollë ortodokse

Si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale në një shkollë pranë një manastiri ortodoks në Rusi, janë plagosur 12 persona, theksuan sot autoritetet ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ata theksuan se një ish-nxënës i shkollës, i cili është 18-vjeç, dyshohet se ka shpërthyer bombën. Aktualisht ndodhet në kujdes intensiv.

“Shpërthimi ndodhi në manastirin Vladychny në Serpukhov, 105 kilometra larg Moskës”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sipas raportimeve të mediave, motivi i mundshëm është urrejtja ndaj mësuesve dhe murgeshave.

Stafi i shkollës dhe nxënësit u evakuuan nga vendi i ngjarjes ndërsa Komiteti hetues i Rusisë ka hapur hetim për rastin. /aa

Exit mobile version