Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Sot, përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë fatin e qytetit dhe vendit tonë, strategjinë e zhvillimit të tij, sovranitetin, ekonominë, mbrojtjen sociale të qytetarëve,” – deklaroi Sergey Sobyanin, kryebashkiak i Moskës.

Sidoqoftë, partia komuniste ka arritur fitore të konsiderueshme, duke u renditura e dyta. Votat për Rusinë e Bashkuar në zgjedhjet e fundit treguan se kanë rënë.

“Ky rezultat është për shkak të situatave anormale në rajone, pjesëmarrja e votave në të cilat është më pak se një e treta e votuesve të regjistruar në vend. Por pjesëmarrja në këto rajone është gjithmonë shumë e lartë, ndërsa në qytetet e mëdha dhe rajonet protestuese është e vogël. Pesë vjet më parë ata mbështetën Rusinë e Bashkuar me mbi gjysmën e të gjitha votave,” – u shpreh analisti politik Alexandre Kynev.

Rezultati nuk ka qenë kurrë në dyshim, por videot që dyshohet se tregojnë mungesë sigurie në qendrat e votimit kanë shtuar akuzat për mbushje të kutive të votimit dhe votim të detyruar.

Komisioni zgjedhor ka pranuar disa parregullsi dhe thotë se incidentet do të hetohen, por që ato ishin të pakta dhe nuk do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. /euronews