Karl Heinz Rummenigge nuk ka kursyer lëvdatat për Robert Lewandowskin.
Ylli polak, Lewandowski, është shpallur lojtari i i vitit në Bundesliga, njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Pas fundit të sezonit, disa komente lidhur me sulmuesin e Bayern ka dhënë edhe Rummenigge, i cili ka vlerësuar se kur flasim për Lewandowski, flasim për sulmuesin më të mirë në botë.
“Të shënon 34 gola në një sezon të Bundesliga është një arritje e shkëlqyer”, ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.
“Vetëm ‘bomberi’, Gerd Muller, ka shënuar më shumë gola në një kampanjë. Do të doja të uroja Lewandowskin”, ka shtuar shefi i bavarezëve.
“Ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë”, ishin fjalët e Rummenigge.
Bayern Munich janë shpallur kampionët e Bundesligës edhe këtë edicion, dhe sigurisht kontribut të madh ka dhënë polaku me golat e tij.