Rumania përballet me vërshime vdekjeprurëse

Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë evakuuar, pasi pjesa lindore e Rumanisë u godit nga vërshime masive mbrëmjen e 13 shtatorit.

Qarku Galati dhe Vaslui janë goditur më së rëndi nga vërshimet, teksa njerëzit hipën në çatitë e shtëpive të tyre, duke pritur ekipeve e shpëtimit që t’i evakuonin.

Shumë rrugë janë bllokuar në këto dy qarqe, ku niveli i ujit në disa vende ka arritur deri në 3 metra për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Nëntëmbëdhjetë fshatra në tetë qarqe janë goditur nga vështrimet, sipas autoriteteve rumune.

Reshje shiu është parashikuar se do të godasë shumicën e rajonit në ditët në vijim, teksa autoritet janë vënë në gatishmëri në Republikën Çeke, Poloni, Sllovaki, Hungari, në jug të Gjermanisë dhe disa pjesë të Austrisë. /rel