Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, Liviu Dragnea, partia e së cilës doli fituese në zgjedhjet parlamentare në atë vend, ka propozuar të mërkurën Sevil Shhaidehun për kryeministre të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëse fiton besimin e Parlamentit, Shhaidehu do të jetë femra e parë në postin e kyeministrit të Rumanisë, njëherësh muslimanja e parë që ndonjëherë ka ushtruar atë post, gjithashtu Shhaideh do të bëhet kryeministrja e parë e Rumanisë moderne e cila do të betohet në Kuran.
Shhaideh është shumë pak e njohur për opinionin, ndërkohë që gjatë vitit 2015 ajo mbajti postin e ministres për Zhvillim Rajonal, një funksion të cilin e ka ushtruar për gjashtë muaj, ndërsa në dikasterin e lartpërmendur është aktive që nga viti 2012.
Partia Social Demokratike e krahut të majtë, fitoi zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor, por nuk siguroi shumicën e nevojshme që është është arsyeja pse liberalët u pajtuan për formimin e një koalicioni.