Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka vendosur rinumërimin e votave të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 24 nëntor, transmeton Anadolu.
Gjykata dha vendimin për rinumërimin dhe kontrollin e të gjitha votave lidhur me zgjedhjet e mbajtura të dielën nga Zyra Qendrore Zgjedhore e Rumanisë.
Mediat lokale njoftuan se gjykata do të shqyrtojë nesër kërkesat që përfshijnë anulimin e raundit të parë dhe kanë theksuar se rinumërimi mund të ndryshojë rezultatet.
Christian Terhes dhe Sebastian Popescu të cilët garuan në zgjedhjet presidenciale, kundërshtuan avancimin dhe kalimin në raundin e dytë të kandidatit të pavarur anti-NATO dhe antiperëndimor, Calin Georgescu dhe Elena Lasconi nga Partia e qendrës së Djathtë, Save Rumanian Union dhe apeluan në gjykatë.
Ndërkohë Lasconi që ishte në vendin e dytë, la pas me një diferencë shumë të vogël prej rreth 3 mijë votash kryeministrin Marcel Ciolacu i cili mbështetet nga Partia Socialdemokrate, partneri i madh i qeverisë që ndodhej në vendin e tretë.
Data për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani ishte njoftuar për më 8 dhjetor.