Ballina Ekonomi Rukiqi: Sa më shpejtë të miratohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i domosdoshëm...

Rukiqi: Sa më shpejtë të miratohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i domosdoshëm për menaxhimin e pandemisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi kërkuar miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Rukiqi, tha se ky Ligj është të i domosdoshëm të miratohet për ta menaxhuar ekonominë gjatë periudhës së pandemisë.

“Ligji mundëson që shumë instrumentet të Pakos Emergjente të zbatohet më shpejtë. Nevoja është që me pas masë monetare në treg dhe që nga fillimi i muajit shtator a po tetor të fillojë se zbatuari Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Problemi kryesor i Pakos Emergjente qëndron te efikasiteti pra vendosja e parave në treg tek qytetarët dhe bizneset”, tha Rukiqi në një konferencë për medie.

Ai ka folur edhe për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional i Kosovës, duke thënë se qytetarët janë të gatshëm ta shpenzojnë këtë shumë.

“Mjetet e Trustit duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve. Është diçka e domosdoshme”, tha ai.

Po ashtu, Rukiqi ka treguar se pjesa më e rëndësishme e këtij Ligji është pjesa e qasjes më të lehtë në kredi, ku sipas tij, do t’i jepte lehtësonte punën bizneseve.

Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Të premten e kaluar, ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.

Sërish këtë Projektligj nuk kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. 

Exit mobile version