Rukiqi: Dora e shtetit ka dështuar të ofrojë përkrahjen për sektorin privat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga institucionet shtetërore veprim të shpejtë për menaxhimin e situatës me koronavirusin.

“Presim nga qeveria, parlamenti dhe institucionet tjera  veprime të bazuara në të dhëna dhe analiza të thella. Presim të ketë veprime edhe të parlamentit për menaxhimin e situatës. Qeveria dhe parlamenti kanë bërë minimalisht për t’u dalë në ballë sfidave të krijuara nga pandemia. Rrezikojmë të mbyllim mijëra biznese dhe vende pune”, është shprehur Rukiqi në konferencën e jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.

“Asnjë biznes nuk e ka kapacitetin e vet që ta përballojë këtë për një kohë më të gjatë, të jemi të sinqertë fundin e këtij muaji”.

“”Pakoja emergjente” që nuk arriti të adresojë asnjë emergjencë duhet të implementohet pa vonesë. Për bizneset dhe punëtorët është pak e rëndësishme se kush duhet të marrë vendim. Sektori privat e pret përkrahjen e dorës së shtetit. Shteti ka dështuar ta ofrojë këtë përkrahje. Ky vit do të jetë i vështirë dhe nuk do të jetë i rritjes për asnjë biznes. Ky është vit i mbijetesës. Për herë të parë nga paslufta duhet bërë ndryshim, rritje të efikasiteti, zvogëlim të shpenzimeve. Nuk mund të mbijetohet me të hyrat që i presim nga vizitat e diasporës”.

Rukiqi ka bëtë thirrje që të respektohet masat ani Covid-19 si e vetmja mënyrë për ta luftuar këtë virus.

Në rastet ku ka turma, ai ka theksuar se duhet të ndërhyjë policia.

Ndërkaq sa i përket mbajtjes së seancës së kuvendit për rishikim të buxhetit, ai ka thënë se duhet të gjendet mënyra që ajo të mbahet.