Ballina Lajmet Kosovë “Rugovasit” marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj Kuvendit

“Rugovasit” marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj Kuvendit

Një email që ka ardhur në drejtim të medieve, me dërguesin “Rugovasit Rugovasit” thotë se ata kanë sulmuar mbrëmë Kuvendin e Kosovës, për t’ia tërhequr vërejtjen krerëve të vendit që të mos e shesin tokën e Kuvendit.

Në vijim po e lëshojmë komunikatën e tyre pa ndërhyrje.

“Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.

Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves.

Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha”.

Exit mobile version