Rugovasit distancohen nga sulmi mbi Kuvendin e Kosovës

Rexhep Kurtbogaj, përfaqësues i bashkësisë territoriale të shtatë fshatrave përgjatë brezit kufitar me Malin e Zi, ka thënë për “Zërin” se rugovasit nuk kanë dërguar asnjë email të tillë.

Ai ka mohuar që emaili që i lidh me sulmin të jetë bërë nga ndonjë banor i Rugovës.

Rugovasit sipas tij pavarësisht sa janë të revoltuar janë duke pritur që më dialog të zgjidhet kjo çështje pa u dëmtuar apo cenuar pronat e rugovasëve.

“Distancohemi nga ky email. Nga banorët rugovas nuk është dërguar dhe as që mendojë se është bërë madje ndonjë akt i tillë”, ka thënë ai.