Ukë Rugova dhe 19 persona të tjerë janë paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku po përballen me akuza për krim të organizuar.
Rugova është deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që drejtohen nga ai.
Ai akuzohet se nga viti 2012 ka krijuar, organizuar e menaxhuar një grup të strukturuar kriminal i cili me qëllim të përfitimit kanë organizuar furnizimin me viza Shengen nga Ambasada Italiane, të cilat janë furnizuar me anë të mashtrimit apo korrupsionit, njofton Klan Kosova.
Gjithë këto viza janë marrë në mënyre të paligjshme derisa kjo vepër penale me të cilën ngarkohet Ukë Rugova, është e dënueshme me të paktën 10 vite burgim dhe deri në 500 mijë euro gjobë,
Ukë Rugova akuzohet edhe për posedim, kontrollë të pa autorizuar të armëve, sepse më 5 shkurt në rezidencën e tij janë gjetur dy pistoleta dhe disa fishekë, të cilat kanë qenë të pa autorizuara të armës, vepër e dënueshme nga 2 deri 10 vjet burgim.