Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke theksuar mbështetjen e plotë të Uashingtonit për Izraelin, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.
Gjatë bisedës, Rubio dhe Netanyahu diskutuan gjithashtu rreth situatës në Gaza dhe tarifave të reja tregtare ndaj Izraelit, të shpallura kohët e fundit nga Presidenti Donald Trump.
Sipas medias amerikane Axios, e cila citon katër burime anonime, Netanyahu pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën për të diskutuar mbi Gazën dhe tarifat amerikane, si dhe për të kërkuar një marrëveshje me Trump për një sulm të mundshëm ndaj objekteve bërthamore të Iranit në rast se diplomacia dështon. /mesazhi