Ruani çdo pjesëz të kësaj frute magjike

Avokadoja është një frutë tropikale plot acide yndyrore të pangopura, fibra dietike, minerale dhe vitamina

Pra, nëse përdorni avokado, atëherë e dini me siguri se nuk është e lehtë t’i mbash frutat e saj të gjelbra dhe të freskëta.

Pasi të keni prerë gjysmën e avokados, pjesa e brendshme e saj do të fillojë të marrë ngjyrë të errët shumë shpejt.

Për të parandaluar oksidimin, përdorni limon. Por mos spërkatni lëng limoni mbi avokado, transmeton Telegrafi.

Merrni një fetë ose një të katërtën e avokados dhe fërkojeni butësisht dhe tërësisht në pjesën e pambrojtur të avokados rreth bërthamës.

Pastaj futeni avokadon në një qese me mbyllës, shtrydhni të gjithë ajrin dhe vendoseni në frigorifer deri në përdorimin e ardhshëm.

Limoni është një përbërës i njohur për shpëtimin e frutave nga prishja.

Ai përmban acid askorbik i cili parandalon oksidimin. Gjegjësisht, shumë e kanë përdorur këtë metodë për shumë vite për të parandaluar prishjen e mollëve të prera në feta.

Avokado është një super ushqim me mijëra përfitime, Megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni; duhet të konsumoni një në ditë, sasi për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord.