Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ruandë, mbahet ceremoni përkujtimore për 31-vjetorin e gjenocidit

Ruandë, mbahet ceremoni përkujtimore për 31-vjetorin e gjenocidit

Në Ruandë u mbajt ceremoni përkujtimore për 31-vjetorin e gjenocidit në vend, ku humbën jetën mijëra njerëz, raporton Anadolu.

Ceremonia përkujtimore u mbajt në Memorialin dhe Muzeun e Gjenocidit në kryeqytetin Kigali me pjesëmarrjen e presidentit të Ruandës, Paul Kagame, bashkëshortes së tij Jeannette Kagame dhe zyrtarëve të tjerë.

Grupi etnik Hutu në Ruandë, në vitin 1994 filloi një gjenocid ndaj grupit etnik Tutsi, të cilët i mbanin përgjegjës për rrëzimin e avionit të presidentit të atëhershëm të vendit, Juvenal Habyarimana.

Në masakrën që vazhdoi për 100 ditë në vend, humbën jetën mbi 800 mijë pjesëtarë të grupit etnik Hutu dhe Tutsi të moderuar.

Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Ruandë organizohet nga OKB-ja çdo vit më 7 prill për shkak të gjenocidit, i cili konsiderohet si një nga gjenocidet më të mëdha në histori.

– 100 ditët e gjenocidit

Në sulmin e parë që ndodhi në Kigali kundër Tutsive më 6 prill të vitit 1994 u përdorën hanxharë, ndërsa brenda disa orëve incidentet u përhapën në të gjithë vendin.

Fronti Patriotik i Ruandës më 8 prill nga Mulundi filloi një sulm ndaj Kigalit.

Perëndimorët të bllokuar në vend më 9 prill u shpëtuan nëpërmjet një operacion të OKB-së.

OKB-ja më 21 prill uli nga 2.500 në 250 numrin e “helmetave të kaltra” të cilët ndodheshin në rajon për vëzhgim.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) më 30 prill kërkoi armëpushim nga Fronti Patriotik i Ruandës dhe forcat e armatosura të Ruandës. Por, kjo kërkesë mbeti vetëm në fushën diplomatike dhe humanitare.

Më 12 maj numri i të vdekurve arriti shifrat në 200 mijë. OKB-ja edhe pse nuk deshi të përdorë fjalën “gjenocid”, në një deklaratë u shpreh se “Veprime të cilat shkelin të drejtën ndërkombëtare për shkatërrimin e plotë ose pjesërisht të një grupi etnik”.

KS-OKB më 17 maj mori vendim për embargo të armëve ndaj Ruandës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së më 31 maj njoftoi se humbjet civile janë mes 250 mijë dhe 500 mijë.

KS-OKB më 8 qershor dënoi incidentet e gjenocidit dhe zgjati kohën e qëndrimit të vëzhguesve të UNAMIR-it.

Franca më 23 qershor filloi operacionin Turquoise për të formuar një rajon të sigurt për refugjatët në pjesën jugperëndimore të vendit.

Ushtria e Ruandës, më 4 korrik mori nën kontroll Kigalin dhe Butaren. Ushtria më 17 korrik 1994 mori nën kontroll gati të gjithë vendin dhe përfunduan veprimet gjenocidale. Në ngjarjet të cilët vazhduan në 3 muaj humbën jetën 800 mijë pjesëtarë të grupit etnik Tutsi dhe opozitarë nga grupi etnik Hutu.

Exit mobile version