Përbërësit: 300 g mëlçi, 300 g gjizë, 5 domate, 2 speca të kuq, 1 lugë miell, 3 thelpinj hudhra, 2-3 gjethe dafinë, vaj luledielli ose misri, 1 kokërr qepë, 2 lugë salcë domatesh,⠀pak piper i kuq dhe kripë.
⠀
Përgatitja: Në një tigan të thellë hedhim vaj ( në sasi pak të konsiderusheme që në fund të kemi ato flluckat karakteristike ). Shtojmë qepën e prerë imët të skuqet në zjarr mesatar dhe specat e kuq. Pasi kanë filluar të marrin një kaurdisje, shtojmë mëlcitë e pastruara dhe të prera në kubik , pak kripë, gjethet e dafinës, hudhrat dhe piper të kuq dhe miellin. Pasi mëlcia bashkë me qepën dhe specat dhe miellin janë skuqur mjaftueshëm, shtojmë domatet e grira në rende dhe salcën e domates ( kjo opsinale nëse dëshiron që tava të ketë një ngjyrë të kuqe të bukur). Vazhdojmë për pak skuqjen e të gjithave dhe në fund shtojmë gjizën. I lejmë së bashku aq sa masha fillon dhe trashet pak pasi domatet lëshojnë pak ujë. Në fund masën e hidhni në tava balte dhe i vendosni në furrë të parangrohur në 250 C . I lejmë 15 min dhe e servirim direkt. ⠀
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût