RTK e “zhduke” nga pamja Xhamine 4 Llullat

Të gjitha që kanë kaluar nëpër Prishtinë kanë dëgjuar për lokacionin më të vjetër në Prishtinë, për vendin e quajtur “4 llullat”. Kjo pjesë është prej vendeve më të vjetra të banimit në Prishtinë, mandje pikërisht nëpër atë pjesë, dikur kalonte lumi “Vellusha”.

Tani zonë zejtare, 4 Llullat është edhe pika që lidhet me 4 anë kyqe të qytetit. Në këtë zonë nuk mungojnë as edhe xhamitë, dhe njëra prej tyre e ka marrë emrin pikërisht nga kjo zonë. Sic tregohet brez pas brezi, në këtë pjesë të qytetit dikur ishte një krua që kishte 4 cezme, në formë të llullave. Ato shërbenin për tu furnizuar me ujë për pije, por jo vetëm. Aty shuanin etjen edhe kafshët që dikur shërbenin për të bërë tregti.

Kjo video e sjellur nga RTK e tregon Prishtinën e dikurshme, po as edhe në një moment nuk e tregon xhaminë e cila e mban emrin e lagjes, e që gjatë vakteve të namazit, lagjja stërmbushet me besimtarë.

Reagim rreth kësaj storie të pjesshme ka bërë edhe imami i xhamisë “4 Llullat”, Husamedin Abazi, në postimin si vijon:

RTK, nuk mundet pa CENZURË!

Prezentim i Lagjës 4 Llulla nga RTK-ja.

Na gëzon fakti që TV-et tona prezentojne Lagjet e Kryeqytetit, por do na gezonte fakti edhe me shume sikur keto Emisione te pergatiteshin me nje seriozitet me te madhe dhe me materiale me te gjera per te cilat jemi te bindur se nuk na mungojne. Pos tjerash, shihet edhe cezurimi i inqizimit te objekteve aktuale qe e zbukurojne imazhin aktual te lagjes 4 llulla. Objektin me reprezentues te lagjes, Xhaminë, RTK-ja nuk e prezenton me as një sekond e mos te themi, minut!!! TURP

/MESAZHI/