Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një person në Prizren, ndërsa dyshohet se kishte ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në ndërtimtari në fshatin Piranë të Prizrenit.
V.R. 34-vjeçar nga Seniku i Malishevës ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në mëngjesin e të shtunës dhe gjendja e tij ishte e rëndë.
Ai ka vdekur në Spitalin e Prizrenit të dielën rreth orës 4 të mëngjesit.
“Më datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren. Patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dalë edhe inspektori punës dhe ekspertë nga KEDS-i. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rast. Më vonë më datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetuesit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhëruar që trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.