Rrugët e Turqisë të boshatisura gjatë orës policore për shkak të COVID-19

Në Turqi nga mbrëmë në ora 21:00 ka filluar ndalesa e lëvizjes e që do të zgjasë deri të hënën në ora 5:00, e vendosur për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Rrugët dhe sheshet boshe në qytetet anembanë Turqisë fotografuan dhe filmuan nga fotoreporterët e AA-së.

Të hënën, duke rritur masat kundër valës së dytë të pandemisë COVID-19, Turqia solli kufizime të reja, duke përfshirë ndalesën e lëvizjes gjatë orëve të natës çdo ditë dhe gjatë gjithë fundjavës.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se ora policore do të zbatohet çdo ditë pune nga ora 21:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit dhe ndalesë e plotë gjatë gjithë fundjavës, nga ora 21:00 të premten deri në ora 5:00 të hënën.

Erdoğan ka njoftuar se personat e moshës 20 vjeç e më poshtë, si dhe ata të moshës 65 vjeç e më lartë, ndalohen të përdorin transportin publik, ndërsa restorantet do të jenë të hapura vetëm për dorëzim.