Ballina Kuriozitete Rruga e Qumështit e mbuluar nga flluska gazi

Rruga e Qumështit e mbuluar nga flluska gazi

Gazi që mbulon Rrugën e Qumështit është me flluska. Ashtu sikurse është shampanja. Kështu thonë shkencëtarët pas një studimi të fundit bazuar në algoritme që kanë procesuar pamjet e marra nga radioteleskopi Parkes në Australi.

Gjithashtu ekspertët shpjegojnë se kanë studiuar shpërndarjen e reve galaktike të hidrogjenit dhe rrjetin e shtrirë me filament te panumërta siç duken edhe në imazhe.

Pjesa më e madhe e tyre janë të pozicionuar në zonën e brendshme të galaktikës sonë, me drejtim ndaj diskut të jashtëm të Rrugës së Qumështit.

Sipas studiuesve, me siguri këto janë mbetje të shpërthimeve të shumëfishta të supernovave që nxjerrin jashtë gazin dhe krijojnë flluska që shpërthejnë kur arrijnë në shkallën e planit galaktik. Për ta kuptuar më mirë, është pothuajse i njëjti fenomen që ndodh me flluskat e shampanjës që arrijnë sipërfaqen e gotës.

Exit mobile version