Ballina Artikuj Rruga e duhur në këtë humbje është të kthehemi tek Kur’ani

Rruga e duhur në këtë humbje është të kthehemi tek Kur’ani

Shejkh Muhamed El-Gazali (r.a)

Ibn Abdulberr ka transmetuar nga Ed-Dahhak ibn Mezahim: “Vjen një kohë, ku njerëzit do t’i mbajnë varur Kur’anet, derisa të vënë merimanga. Nuk do të përfitohet prej tij dhe veprat e njerëzve do të jenë sipas transmetimeve dhe haditheve”.
Rruga e duhur në këtë humbje është të kthehemi tek Kur’ani, e ta bëjmë atë mbështetje të jetës sonë, mendor dhe shpirtërore. Dhe, nëse arrijmë deri aty, sa të ngopemi prej tij, atëherë shikojmë Sunetin (Traditën Profetike), ku përfitojmë prej urtësisë së të Dërguarit të Allahut (a.s), jetës, adhurimit, moralit dhe urtësive të tij.
Nuk lejohet të flasë për Sunetin (Traditën Profetike) një njeri, që ka eksperiencë të paktë me Kur’anin, eksperiencë të paktë me transmetimet, apo largpamësi të dobët të qëndrimeve dhe situatave të këtyre transmetimeve”.
_______________
Shejkh Muhamed El-Gazali (r.a)

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version