Rruga e Arbërit është një ëndërr që bëhet realitet për të gjithë zonën e Dibrës.
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit sot në Dibër të këtij projektit fitues, u shpreh se, do të jetë rruga e parë kombëtare me standarde europiane në vend që do tē çertifikohet nga BE-ja.
Rama tha se rruga e Arbërit do të ndjekë rrugën e karvaneve që ka lidhur historikisht Dibrën me Tiranën.
Kjo u shpreh kreu i qeverisë, “është një rrugë shumë më e shkurtër dhe që do të zgjidhë një problem të madh që ka torturuar të gjithë dibranët nga Peshkopia në Klos, në Burrel dhe në Bulqizë”.
“Sot për të shkuar nga këtu në Tiranë është 125 km e gjatë, por dhe në atë derexhe që është. Segmenti i ri e bën Bulqizën vetëm 30-40 minuta nga Tirana, me standard evropian, jo me standard kalorësish. Nëse Tiranë – Bllatë është 160 km, segmenti i ri e bën kufirin me Maqedoninë 75 km”, tha Rama.atsh