Reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani është larguar nga skuadra e Young Boysit por jo edhe nga kampionati i Zvicrës.
Rrudhani është prezantuar të martën te Lausanne, ekip te i cili është transferuar deri në fund të këtij edicioni.
Te Lausanne, futbollisti i krahut po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për pjesën e mbetur të edicionit.
24-vjeçari ka kontratë me Young Boysin deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka dy gola në nëntë ndeshje të luajtura në Superligën e Zvicrës.
Rrudhani prej vitit 2021 është pjesë e Kosovës, ndërsa deri më tani ka tetë paraqitje dhe një gol të shënuar për “Dardanët”.