Rrokullisja e autobusit, nis dërgimi i të lënduarve për në spital
Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobus.
Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit.
Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit.
Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Akoma nuk dihet nëse ka viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.