Kanadaja, Britania dhe Europa gjithashtu raportuan probleme me qasjen në X. Arsyeja e kësaj ndërprerje mbetet e paqartë ndërsa rrjeti social ende nuk ka komentuar situatën në fjalë.
Platforma e medias sociale X u rikthye online ditën e sotme ndërsa mbrëmjen e kaluar përdoruesit nuk qaseshin dot në për mëse 1 orë sipas uebsajtit Downdetector.com.
Ky i fundi gjurmon ndërprerjet e shërbimeve bazuar në raportimet e përdoruesve dhe vërejti afro 36,500 raportime në kulmin e saj.
Kanadaja, Britania dhe Europa gjithashtu raportuan probleme me qasjen në X. Arsyeja e kësaj ndërprerje mbetet e paqartë ndërsa rrjeti social ende nuk ka komentuar situatën në fjalë.
Rrjeti social në pronësi të Elon Musk është kritikuar shpeshherë për lejimin e gjuhës së urrejtjes në platformë, ndërsa të tjerët janë shprehur se në të vërtetë platforma po mbron lirinë e shprehjes.
Në vende të ndryshme të botës njerëzit janë arrestuar nga policia sepse kanë postuar nëpër rrjete social përmbajtje dhe mesazhe që nxisnin urrejtjen.