Fonti i ri do të aplikohet jo vetëm në desktop por edhe në aplikacionet mobile të Twitter.
Rrjeti social Twitter mendoi të bëjë ndryshime në pamje dhe pavarësisht se vetëm një element është ndryshuar, impakti i tij është vënë re menjëherë.
Twitter ka një font të ri, quhet Chirp. Rrjeti social thotë se dizajni i ri e bën sajtin më unik dhe fokuson përdoruesit në atë çfarë po flitet dhe diskutohet.
Fonti i ri do të aplikohet jo vetëm në desktop por edhe në aplikacionet mobile të Twitter. Chirp jep një eksperiencë më të kënaqshme gjatë leximit ose shfletimit në platformë.
Fonti për gjuhët jo Perëndimore do të mbetet i pandryshuar. Përveç fontit, Twitter rriti kontrastin e ngjyrave dhe videot, fotot e ikonat do të jenë më të dallueshme në kohështrirje. /PCWorld Albanian