Funksionaliteti i ri gjendet duke klikuar ikonën e kërkimit në fund të ekranit në aplikacionin mobil ose në panelin e majtë në ueb. Lista e tematikave më popullore shfaqet poshtë shiritit të kërkimit.
Një dhuratë e veçantë për këtë fundviti nga Bluesky është një funksionalitet i ri i tematikave trend në aplikacionin mobil ku përdorues mund të shohin cilat tema janë popullore aktualisht në rrjetin social.
Funksionaliteti i ri gjendet duke klikuar ikonën e kërkimit në fund të ekranit në aplikacionin mobil ose në panelin e majtë në ueb. Lista e tematikave më popullore shfaqet poshtë shiritit të kërkimit.
Duke klikuar njërën prej tyre mund të aksesoni postimet që kanë të bëjnë me të. Nëse dëshironi të mos e shikoni këtë listë, atëherë klikoni butonin e vogël “x” në cepin e djathtë lartë ose shkoni në Settings > Content & Media dhe çaktivizoni opsionin Enable Trending Topics.
Sipas njoftimi nga Bluesky, funksionaliteti është akoma nën testim dhe do të modifikohet ose përmirësohet me përshtypjet e përdoruesit.