Ballina Arritje Teknologji Rrjeti social alternativ i X, Bluesky arrin në 10 milionë përdorues

Rrjeti social alternativ i X, Bluesky arrin në 10 milionë përdorues

Ku klikoni emoji-n festiv, mund të shikoni radhën tuaj kur jeni bashkuar në rrjetin social dhe ta ndani me miqtë.

Rrjeti social Bluesky tha ditën e Hënë se ka më shumë se 10 milionë përdorues. Kjo falë rritjes së shpejtë të rrjetit social kryesisht në Brazil pas bllokimit të X në këtë vend.

“Nëse po e lexoni këtë, atëherë ju jeni një prej 10 milionë përdoruesve të parë të Bluesky!” shkruhej në postim.

Ku klikoni emoji-n festiv, mund të shikoni radhën tuaj kur jeni bashkuar në rrjetin social dhe ta ndani me miqtë.

Muajin e kaluar gjykata më e lartë e Brazilit dëboi rrjetin social X dhe tha se do të gjobiste përdoruesit të cilët aksesojnë X nga Brazili përmes një VPN-je.

Rrjetet social alternative të X, siç është Bluesky dhe Threads kanë shpërthyer në popullaritet.

Bluesky fitoi 3 milionë përdorues të rinj pak ditë pas ndalimit në Brazil. Kompania tha më shumë se 85 përqind e përdoruesve të rinj ishin nga Brazili.

Javën e kaluar tha se kishte vënë re një aktivitet rekord në platformë.

Exit mobile version