Rrjetet sociale përveç që janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, ato janë shndërruar edhe në stil jete.
Nganjëherë dhe ndoshta me të drejtë cilësohen si varësi, por në raste të tjera cilësohen si mundësi e mirë pune dhe promovimi, transmeton lajmi.net
Është tërësisht e vërtetë se rrjetet sociale sot janë arena më e madhe e ballafaqimit ndoshta edhe të talenteve, shprehjes së mendimeve, promovimit të vetes dhe biznesit, por edhe argëtimit, shoqërimit e komunikimit me të tjerët.
Pjesë e këtyre rrjeteve sociale jemi secili prej nesh e sigurisht ndonjëherë na ka shkuar ndër mend të dimë se cili nga këto rrjete sociale është më i përdoruri.
Në tabelën e mëposhtme, do të gjeni rradhitjen e vitit 2017 të rrjeteve më të famshme sociale sipas numrit të përdoruesve të tyre.