Ballina Arritje Teknologji Rrjedhin informacionet zyrtare të Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip...

Rrjedhin informacionet zyrtare të Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6

Kësaj here evleaks kishte në duar një kopje të faqes së produktit të Galaxy Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6 të cilët do të debutojnë në evenimentin Unpacked që mbahet më 10 Korrik.

Samsung Galaxy Z Flip 6 do të vijë me një kamër të pasme prej 50-mgeapiksel, një bateri më të madhe sesa parardhësi dhe disa funksionalitete AI sipas insajderit të industrisë Evan Blass i cili pati qasje në faqet e produktit.

Njohur edhe si @evleaks në rrjetin social X, Blass shquhet për rrjedhjen e informacioneve për pajisje të cilat ende nuk kanë debutuar zyrtarisht.

Kësaj here evleaks kishte në duar një kopje të faqes së produktit të Galaxy  Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6 të cilët do të debutojnë në evenimentin Unpacked që mbahet më 10 Korrik.

Modelet e kaluara Galaxy Z Flip kishin një kamër vetëm 12-megapiksel, kështu që Flip 6 me kamerën 50-megapiksel është një përmirësim i madh.

Ndryshe nga versioni i kaluar i cili kishte një bateri 3,700 mAh, modeli i ardhshëm siç duket do të ketë një bateri 4,000 mAh dh të mundësojë një jetëgjatësi bateri prej 20 orësh shfletim në internet përmes Wi-Fi dhe 23 orë luajtje video si dhe 68 orë luajtje muzike.

Sakaq dimensionet mbeten të njëjta për ekranin e brendshëm dhe të jashtëm për Z Flip 6. Në mesin e mjeteve AI do të jetë funksioni i interpresuesit si dhe opsioni “rreth për të kërkuar” – circle to search.

Ndërsa telefoni tjetër me ekran me palosje Galaxy Z Fold 6 nuk do të ketë ndryshime madhore me përjashtim të një ekran më të madh të jashtëm.

Dy telefonët pritet të debutojnë së bashku me Galaxy Ring, Galaxy Watch 7, Galaxy Watch Ultra dhe Galaxy Buds 3 Pro.

Exit mobile version