Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.
Sipas IKShPK-së, javët e fundit është shënuar një intensitet më i rritur i rasteve të raportuara, karakteristikë për këtë sezon të gripit.
Kjo ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.
“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te jë numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit”, thuhet në njoftim.
Derisa, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluesekundër gripit.