Rritje e mbështetjes për ekstremin e djathtë në Gjermani, ja cfarë thonë ata për Islamin

Alternativa populiste e krahut të djathtë të Gjermanisë (AfD) rriti sulmet kundër emigracionit dhe islamit, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.

Feja islame”nuk i përket Gjermanisë”, tha një kandidati kryesor i AfD, Alexander Gauland, i cili pretendoi se “doktrina politike e islamit nuk është në përputhje me një vend të lirë”.

Ndër propozimet e tjera, AfD kërkon një ndalimin e minareve dhe ezaneve nga xhamitë, ndalimin e shamive për mësueset dhe studentet, si dhe kërkoi që imamët të drejtojnë namazin vetëm në gjermanisht.

Pjesa më shqetësuese e gjithë kësaj është se sondazhet kanë treguar rritje rapide të mbështetjes për ekstremin e djathtë, lëvizje e cila në fakt ka origjinën në doktrinën naziste. Eshtë i habitshëm fakti se si një vend demokratik si Gjermania ju jep hapësirë gjuhës së urrejtjes dhe partive politike me një retorikë të tillë. /MESAZHI/