Ballina Lajmet Kosovë Rritja e rasteve me COVID-19, 54 pacientë mes tyre edhe një foshnje...

Rritja e rasteve me COVID-19, 54 pacientë mes tyre edhe një foshnje po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se nga raportimet për ditën e sotme të klinikave COVID-19 por edhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 27 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme po ashtu, 27 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.

Exit mobile version