Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se nga raportimet për ditën e sotme të klinikave COVID-19 por edhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.
Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 27 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme po ashtu, 27 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 17 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.