Rritja e ethereum vjen pas Banka Evropiane e Investimit javën e kaluar lajmëroi se ka hedhur në qarkullim 100 milionë euro bond dixhital me afat dyvjeçar duke përdorur blockchainin ethereum.
Kriptomonedha ether kapërceu ditën e Hënë vlerën e 3,000 dollarë duke vendosur një rekord të ri me investitorët të cilët besojnë se përdorimi i ether do të jetë akoma më i lartë me implementimin e sistemeve financiare të decentralizuara në të ardhmen.
Ether u rrit me 3% në bursën e Bitstamp duke prekur vlerën 3,144 dollarë, ose 325% më shumë sesa një vit më parë duke tejkaluar edhe vetë bitcoin që është rritur me 95%.
Por roli i bitcoin nuk mund të anashkalohet në rritjen e vlerës së të gjitha kriptomonedhave të tjera përfshirë ether.
Megjithatë reflekton edhe orientimin e vëmendjes drejt DeFi, financave të decentralizuara, që i referohet transaksioneve jashtë sistemit tradicional bankar.
Nga ana tjetër bitcoin mbetet aseti krypto më popullor në botë, vlera totale e të cilit shkon në më shumë se 1 trilionë dollarë.
Rritja e ether vjen pas Banka Evropiane e Investimit javën e kaluar lajmëroi se ka hedhur në qarkullim 100 milionë euro bond dixhital me afat dyvjeçar duke përdorur blockchainin ethereum. /PCWorld