Për nëntë muajt e parë të këtij viti, 1278 kosovarë janë diagnostikuar nga sëmundja e kancerit.
Numër ky më i lartë për 363 raste. Kështu ka bërë me dije drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni.
Por për gjithë vitin e kaluar në Kosovë kanë qenë 2 mijë e 514 kosovarë të cilët janë diagnostikuar me sëmundjet malinje.
Agjencia e Statistikave këto ditë ka publikuar raportin e shëndetësisë për vitin 2016, në të cilin saktësohen qytetet në të cilat ka më së shumti kosovarë që janë diagnostikuar me sëmundjet malinje.
Sipas raportit, komuna e cila ka më së shumti raste është komuna e Prishtinës me 354 pacientë të raportuar në institucionet shëndetësore në vend. Peja renditet si komuna e dytë me 141 raste.
Gjakova me 135 raste, Në Ferizaj për gjithë vitin e kaluar 128 qytetarë janë diagnostikuar me sëmundjet malinje. Në Mitrovicë 105 raste. Gjilan 100, Prizren 151 qytetarë janë prekur nga ky lloj i sëmundjes.
E ndërkohë numër më të ulët të qytetarëve që janë diagnostikuar me këto lloje të sëmundjeve ka pasur në Junik, Han të Elezit, Novobërdë e Rahovec.
Në këto komuna numri i të prekurve me sëmundjet malinje është dukshëm më i ulët sesa në komunat e tjera.
Në Novobërdë për gjithë vitin 3 qytetarë janë prekur, ndërsa në Junik 7 qytetarë janë diagnostikuar me këtë sëmundje./Mesazhi/