Sipas raportimeve nga Al Jazeera Arabic, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 12 persona në sulme të njëpasnjëshme në Gaza që nga orët e para të mëngjesit.
Sulmet e pandërprera kanë mbingarkuar ekipet e shpëtimit në qytetin e Gazës. Mbrojtja Civile Palestineze raporton se dhjetëra persona janë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave banimi në lagjen Tuffah, duke bërë thirrje për ndihmë.
Megjithatë, shpëtimtarët nuk mund të hyjnë në zonë, pasi ushtria izraelite e ka shpallur atë si “zonë të rrezikshme”. Mbrojtja Civile po apelon urgjentisht për ndërhyrjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për të mundësuar qasjen në vendin e sulmit dhe shpëtimin e jetëve.
