Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet numri i viktimave ndërsa Izraeli bombardon Gazën

Rritet numri i viktimave ndërsa Izraeli bombardon Gazën

Nga Al Jazeera Arabic raportojnë se disa palestinezë janë plagosur pasi forcat izraelite kanë bombarduar një shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi, në qendër të Gazës.

Këto viktima të fundit vijnë ndërsa ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet edhe në jug, në Khan Younis, si dhe në veri, në qytetin e Gazës.

Sipas ekipeve mjekësore, të paktën 17 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndër viktimat janë edhe 10 persona që humbën jetën gjatë bombardimit të kampit të refugjatëve Jabalia.

Exit mobile version