Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 986 testime, 177 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.424.
Në total numri i rasteve aktive është 486.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.533 doza të vaksinës.
Deri më sot 903.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, kurse me dozën e dyte 823.716.
Deri më sot janë dhënë 103.203 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /