Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 148 raste të reja me coronavirus, 56 persona janë shëruar nga COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje nga ky virus.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 981 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 148 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes, thuhet në njoftimin e IKSHPK, transmeton Telegrafi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 66 raste,
Gjilan 14 raste,
Mitrovicë 14 raste,
Fushë Kosovë 10 raste,
Deçan 6 raste,
Drenas 6 raste,
Pejë 6 raste,