Fushata për të ndaluar kthimin e Jeff Bezos në Tokë pas fluturimit të tij në hapësirë ka arritur në 45 mijë firma.
Pas peticionit origjinal, u krijuan të tjera më të vogla që arritën këtë rezultat të cilin po e përdorin për të nxitur NASA-n të ndërmarrë masën e kërkuar.
Peticioni jep arsye të ndryshme për ndalimin e kthimit të Bezo-s në planet, ndërsa një tjetër peticion ka mbledhur 26 mijë firma. Ky i fundit thotë se “Miliarderët nuk duhet të ekzistojnë në Tokë ose në hapësirë, por nëse vendosin të shkojnë të kjo e fundit, duhet të qëndrojnë atje”.
“Të kthyerit në Tokë është një privilegj dhe jo një e drejtë, nëse ai dëshiron të vijë sërish, duhet ta fitojë atë”, shkroi një nga nënshkruesit e peticionit.
Lëvizja ndaj themeluesit të “Amazon” dhe “Blue Origin” nisi përpara se ai të lajmëronte udhëtimin e tij për në hapësirë. Njerëzit u revoltuan kur ai u shpreh se “mënyra e vetme si mendonte ta shpenzonte pasurinë e tij të pafundme ishte vetëm zbulimi i hapësirës”, ndërsa kjo u cilësua si një mendësi egoiste pasi aktualisht bota ka probleme si uria dhe sëmundjet globale.