Gjykuar nga deklaratat e personave që nga kisha romano katolike kaluan në kisha tjera apo komunitete tjera fetare dhe priftërinjve e besimtarëve që kanë “hequr dorë” nga katolicizmi, numri i besimtarëve që e braktisin kishën katolike në Kroaci dhe konvertohen në Islam është gjithnjë e më i madh!
Ish katolikët me të cilët kemi folur thonë se ata nuk janë të zhgënjyer në Zotin, por në kishën dhe një pjesë të klerikëve, të cilët paranë dhe pushtetin e shohin si të vetmin Zot të tyre. Predikimet e tyre nuk përputhen me punët e tyre. Meshën e mbajnë sa për sy e faqe. Vetëm pas konvertimit më është plotësuar besimi, ka shumë qytetarë tanë, të pakënaqur me kishën katolike, që duan të konvertohen në Islam, thotë Bogdan Radoniç nga Spliti, njëri prej shumë qytetarëve kroat i cili e pranoi Islamin, dhe sot quhet Jusuf.
‘Tani unë jam njeri më i mirë’
“Kam qenë katolik i flaktë. Shumë shpesh shkoja në meshë, por nuk kam qenë i kënaqur. Para disa vitesh u konvertova në Islam. Edhe një mikeshë ime e afërt, duke parë se sa mirë më ka bërë besimin im i ri, u konvertua në Islam. Ajo këtë ende e fsheh nga familja e saj, por familja ime tek unë, pas konvertimit, ka parë një njeri më të mirë, dhe këtë ndryshim e pranuan shumë mirë. Ai i cili e pranon Islamin, nuk e braktis atë, siç e braktisin disa katolicizmin”, thotë Jusufi.
Ndërsa imami i Splitit, Kemal Skender, thotë se vitet e fundit kishte kalime të shumta të katolikëve dhe qytetarëve tjerë në Islam. Brenda vitit qindra njerëz vijnë për të kërkuar këshilla dhe informacion në lidhje me Islamin në qendrën e tyre në Split. Zëvendës myftiu Aziz Efendija, njëri nga anëtarët më të respektuar të komunitetit musliman fetarë në Kroaci, thotë: “Është e vërtetë se numri i atyre që dëshirojnë të konvertohen në Islam është në rritje. Kërkesa të tilla kemi gati çdo ditë, unë personalisht i njoh ata që nga katolicizmi u konvertuan në Islam. Ne kemi përgjegjësi që të jemi në shërbim të atyre njerëzve. Disa prej tyre dëgjojnë ligjërata, por ka edhe të tillë që menjëherë dëshirojnë të konvertohen në Islam. Njerëzit janë të zhgënjyer në shumë gjëra, ndërsa qetësinë e gjejnë në Islam”, thotë Efendija duke shtuar se në Kroacia 60 deri në 100 mijë janë muslimanë.
Ai, përmend se numri i muslimanëve është vazhdimisht në rritje. Në pyetjen se a janë katolikët të zhgënjyer në kishën ai nuk dëshiroi të përgjigjet, duke deklaruar se nuk është e tij që t’i shpjegon arsyet.etar Zhuniç, dikur ‘katolik i flaktë’, e sot pastor i Kishës ungjillore-metodiste në Split, thotë:
“Sapo dalin nga kisha, shajnë dhe mallkojnë”
“Çdo të diele shkoja në kishën katolike, nga dy mesha. Isha i impresionuar nga të kënduarit dhe lutjet e ‘besimtarëve’. Por, shumë shpejt e kuptova se këto janë dy koncepte të ndryshme – të quhesh krishterë dhe të jesh krishterë. Nuk i fajësoj ata njerëz, sepse ata nuk dinë ndryshe, por për mua ishte e pakuptueshme që besimi i një besimtari të kufizohet vetëm në kohën e qëndrimit në objekt – kishë, derisa në rrugë fyen dhe mallkon. Në kokën dhe zemrën time u shfaq një lutje: “O Zot, momentalisht nuk jam në gjendje të dallojë a jam unë i mashtruar dhe në rrugë të gabuar, apo këta njerëz, por kështu ne nuk mundemi së bashku”. Shumë shpejt, Zoti më solli në një komunitet i cili e jeton besimin”, thotë Zhuniç, duke shtuar se sot është një ‘shërbëtor i lumtur i Zotit’.
“Zoti më ftoi dhe më aftësoi që me sukses ta kryej fakultetin e teologjisë në Gjermani, dhe ma besoi detyrën më me përgjegjësi. Krahas këtyre mirësive, më dhuroi grua të mirë dhe besimtare, të cilën e kam si asistent besnike në detyrën time, sepse martesa ime e parë kishte dështuar edhe pse kam marrë “bekimin e Kishës” – thotë Zhuniç”.
Shekulli Agency