Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari”

Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari” është rritur në muajin janar të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin janar numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 138 apo 14,3 përqind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pasi që në janar të vitit 2024 numri i fluturimeve të realizuara ishte 996.

Edhe numri i udhëtarëve gjatë kësaj periudhe ishte më i lartë se një vitë më parë. Derisa në janar të vitit 2024 numri i udhëtarëve ishte gjithsej 287 mijë 193 udhëtarë , ky numër është rritur një vit më vonë. Pasi që në janar të vitit 2025 gjithsej ishin 343 mijë e 606 udhëtarë, apo 19,6 për qind më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në muajin Janar 2025 Numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 138 , apo 14,3 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa numri i udhëtareve gjithsej ishte 343 606 apo 19,6 % më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e ASK-së.