Rritet në mbi 3000 numri i vi’ktimave nga su’lmet Iz’raelite në Liban

Mbi 3.000 njerëz janë vrarë në Liban gjatë sulmeve Izraelite në vend, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Ky numër është dyfish më i lartë krahasuar me viktimat e luftës së fundit të madhe mes këtyre dy palëve rreth dy dekada më parë.

Aktualisht, nuk ka shenja se lufta është afër përfundimit, pasi Izraeli ka deklaruar se po vazhdon operacionet që synojnë infrastrukturën e Hezbollahut në të gjithë Libanin dhe në disa zona të Sirisë.

Nga ana tjetër, Hezbollahu vazhdon të lëshojë dhjetëra raketa në drejtim të veriut të Izraelit, si mbështetje për çështjen Palestineze.