Rritet në 842 numri i të vdekurve në rajonet ku është efektiv uragani Matthew i cili ka mbërritur në brigjet e Floridas të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani Matthew pas Kubës, Haitit dhe Republikës Dominikane ka mbërritur në juglindje të SHBA-së.
Pasi është cilësuar si “katastrofat më e madhe natyrore” e përjetuar pas tërmetit të vitit 2010 uragani Matthew ka qenë efektiv në madhësinë e kategorisë 4 në Haiti. Si pasojë e uraganit kanë humbur jetën 842 persona në Kubë, Haiti dhe Republikën Dominikane, ndërsa bëhet e ditur se numri më i madh i viktimave është shkaktuar në Haiti ku kanë humbur jetën 500 persona.
Në një deklaratë nga Zyra Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Ndihmave Humanitare (OCHA) theksohet se nga 11 milionë banorë të Haitit janë ndikuar nga uragani aftësisht gjysma e popullatës.
Uragani i cili para se të mbërrinte në SHBA shkaktoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Florida, Karolinën Jugore, Karolinën Veriore dhe në Georgia, ai goditi bregdetin juglindorë të SHBA-së ditën e premte në mëngjes. Në SHBA u vendos evakuimi në zona të sigurta i 3 milionë banorëve, si dhe bëhet e ditur se mbi 1 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të uraganit.
Prefekti i Floridas, Rick Scott, në paralajmërimet e bëra për popullatën ka theksuar se ata që nuk e marrin parasysh thirrjen e autoriteteve mund të përballen me vdekjen. Ndër të tjera Scott ka bërë të ditur se kanë vendosur për evakuimin e 1 milionë e 500 mijë personave si dhe ka vënë në dukje se 22.000 persona në rajon ndodhen në strehimore (bunkerë).