Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 600 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në...

Rritet në 600 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se një tjetër ushtar i saj është vrarë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se rreshteri Nadav Kohen (20), i cili shërbente në batalionin e 77-të, humbi jetën në përleshjet në jug të Rripit të Gazës.

Në deklaratë nuk jepet asnjë informacion në lidhje me detajet e konfliktit.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori 2023 kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, është rritur në 600, prej të cilëve 256 gjatë procesit të pushtimit tokësor.

Në të njëjtën periudhë, 3.181 ushtarë izraelitë u plagosën, 1.545 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor.

Exit mobile version