Me 62 të vdekur në 24 orët e fundit, është rritur në 50.144 numri i palestinezëve që janë vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza.
Në 24 orët e fundit nëpër spitale mbërritën 62 të vdekur dhe 296 të plagosur.
Të paktën 792 palestinezë kanë humbur jetën dhe 1.663 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani duke thyer armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.144 ndërsa numri i të plagosurve në 113.704.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur.