Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 45.206 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 441 ditësh në Rripin e Gazës.
Në “3 masakra” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 77 palestinezë dhe 174 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 45.206, ndërsa i të plagosurve në 107.512.
Gjithashtu, nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.