Rritet në 44.786 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 44.786, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë për 431 ditë.

Në “4 masakrat” e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, u tha se 28 persona u vranë dhe 54 të tjerë u plagosën.

Numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 44.786 ndërsa numri i të plagosurve në 106.188.

Ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë te trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite.