Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 43.922 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në...

Rritet në 43.922 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Është rritur në 43.922 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 409 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “4 masakra” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 76 palestinezë ndërsa 158 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.922 ndërsa i të plagosurve në 103.898.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Exit mobile version